120 vjet më parë u mbajt Lidhja e Pejës, që ndryshe u quajt edhe “Besa-Besë”, në krye të se cilës u zgjodh patrioti i madh Haxhi Zeka. Lidhja e Pejës, pas Lidhjes së Prizrenit, u bë zë i rëndësishëm për Shqipërinë etnike. Formimi i saj pati jehonë pozitive në përhapjen e ideve të Rilindjes Kombëtare në të gjithë krahinat shqiptare.
Shqiptarët, asnjëherë nuk e ndalën luftën për realizmin e idealeve të kësaj lidhje për një Shqipëri etnike. Lidhja e Pejës Ishte edhe paraprijëse e kryengritjeve të mëdha kundër Perandorisë osmane që u organizuan në vitet 1910,1911 dhe 1912 ku një pjesë e Shqipërisë fitoi lirinë dhe pavarësinë. Sot pas 120 vjetësh të kësaj lidhje, Kosova është e lirë dhe e pavarur, kurse shqiptarët janë në rrugë të mirë drejt integrimit dhe bashkimit kombëtar.
Emri i Lidhjes së Pejës, Besa-Besë na përkujton se ende kemi nevojë për një veprim të përbashkët në realizimin e idealeve të paraardhësëve tanë.
New York, 2019