Përbërësit:
250 gramë kokos i tharë
250 gramë qumësht i kondensuar
gjysmë luge gjelle pastë vanilje
500 gramë qumësht çokollate
Përgatitja:
Përzieni bashkë kokosin, qumështin e kondensuar dhe gjysmën e lugës pastë të vaniljes derisa të fitohet një masë homogjene. Formoni përzierjen në 8 copa të barabarta dhe vendoseni në frigorifer për t’u ngirë.
Shkrijeni çokollatën derisa të jetë plotësisht e lëngshme. Vendosni copat që i keni bërë e futur më parë për t`u ngrirë në një raft me tela të vendosur mbi një tabak për pjekje dhe derdhni çokollatën mbi to që të rrjedhë në mënyrë të vazhdueshme në mënyrë që çokollata të mbulojë çdo pjesë të kokosit në të gjitha anët.
Vendoseni në frigorifer për 30 minuta për t’u ngrirë.
Kthejeni copat në anën tjetër dhe përsëritni procesin e mbulimit të tyre në mënyrë që çdo anë e copave të kokosit të mbulohet me çokollatë.
Prapë vendoseni në frigorifer për t’u ngrirë pjesa tjetër e çokollatës.
Ju bëftë mirë!