Nga Islam Lauka
Si sot 20 vjet mё parё, mё 15 janar 1999, bota u njoh me njerёn ndёr masakrat mё tё egra tё regjimit tё Millosheviҁit kundёr shqiptarёve tё Kosovёs. 45 civilё tё pafajshёm, tё paarmatosur, u masakruan mizorisht nga forcat e policisё serbe. Edhe kjo masakёr, ashtu si shumё tё tjera para saj, mund tё kishte kaluar pa u vёnё re, po tё mos ishte ambasadori amerikan Uilliam Uokёr, i cili ia bёri tё njohur botёs, duke e cilёsuar atё, ashtu sic ishte nё tё vёrtetё, krim i rёndё kundёr njerёzimit. Kjo deklaratё i hapi rrugёn ndёrhyrjes ushtarake tё NATO-s kundёr Serbisё, mё 24 mars 1999, qё ҁoi nё ҁlirimin e Kosovёs. Edhe sot, ambasadori Uokёr, e mbron qёndrimin e tij tё para 20 vjetёve, kundёr shpifjeve tё Moskёs se, gjoja, nё Reҁak u “inskenua” njё masakёr pёr tёrheqjen e NATO-s nё luftё.
Lavdi dёshmorёve dhe martirёve tё Reҁakut!
Mirёnjohjё tё pёrjetshme mikut tё Kosovёs dhe tё gjithё shqiptarёve, ambasadorit Uokёr!