Gerard Piqué ka shënuar sot “gol jashtë fushe”, duke blerë një klub futbolli. Më saktësisht, qendërmbrojtësi i Barcelonës ka blerë FC Andorra, çka u konfirmua sot. Në fakt, kjo gjë u paralajmërua nga gazetari Iván Álvarez i “Diari d’Andorra” disa javë më parë.
Operacioni u krye përmes grupit të kompanive “Kosmos”. Gjithçka u mbyll kur lojtari katalanas pagoi borxhin e FC Andorra, në shumën e 200 mijë eurove.
Kjo blerje u miratua edhe nga partnerët e klubit andorran. Rreth 300 vetë u thirrën sot për të votuar në asamblenë e jashtëzakonshme të përgjithshme. Vendimi i shitjes së FC Andorra te Gerard Pique u miratua me 99.9% të votave.