“Indeksi i shpresës 2019”, shqiptarët populli më optimist në botë

Sipas një sondazhi të Gallup International, shqiptarët janë populli më optimist në botë përsa i përket mënyrës si e shohin të ardhmen gjatë vitit 2019.

Kjo është publikuar në “Indeksin e shpresës 2019”, një anketë që publikohet çdo vit. Por, nuk mbaron me kaq.
71% e shqiptarëve mendojnë se 2019 do të jetë një vit më i mirë se 2018.

Norma e atyre që nuk janë optimist ndërkohë ndahet mes pesimistëve, 10% dhe neutralëve 18%, ndërkohë që 1% nuk jep përgjigje.

Norma disi më e lartë e pesimistëve, paçka se vetëm 10%, bën që Shqipëria të zbresë e dyta në indeksin global të vendeve më optimiste për 2019, pas Indisë, ku optimistët janë 69%, por pesimistët vetëm 5%.

Edhe në një tjetër drejtim, atë të pritshmërive për paqen në botë gjatë vitit të ardhshëm, shqiptarët janë në krye të listës, duke zënë vendin e 4-t në botë, me ata që mendojnë që bota do të jetë më paqësore në 2019 në 60%, dhe ata që mendojnë që jo, në 22%.