Ulja e numrit të lindjeve dhe plakja e popullsisë po nxit autoritetet që të ndërmarrin nisma stimuluese financiare. Fjala është për Japoninë, ku numri i popullsisë në qytetin Nagi po vjen gjithnjë e më shumë duke u zvogëluar. Për të stimuluar çiftet e reja që të krijojnë familje, autoritetet ofrojnë deri në 5800 Dollarë. Kjo shumë rritet nëse çiftet sjellin në jetë fëmijën e dytë apo të tretë.
Japonia po përballet me një problem madhor, atë të plakjes së popullsisë dhe me një shkallë lindshmërie jo të rregullt. Kjo për shkak se çiftet emigrojnë vazhdimisht. Kujdesi gjithashtu për fëmijët në qytetet japoneze është i kushtueshëm. Kryeministri i vendit, Shinzo Abe ka thënë se qeveria po kërkon që të ndryshojë ligjin që lejon punëtorët e huaj të qëndrojnë në vend për periudha më afatgjata.
Autoritetet lokale të Nagi thonë se po përpiqen që të inkurajojnë sa më shumë familje që të zhvendosen në këtë qytet. Këto familje do të përfitojnë gjithashtu subvencionim për strehim, për shkollimin e fëmijëve, madje dhe tarifa më të ulëta për çerdhet.