Në Britani po shtohen aksidentet e shkaktuara nga shpejtësia e ulët

Kjo shifër paraqet një rritje prej 31 për qind krahasuar me numrin e aksidenteve të vitit paraprak. Ndonëse aktivistët për siguri në trafik shumicën e kohës përqendrohen në luftimin e shpejtësisë së lartë në trafik, një zyrtar i trafikut ka thënë se vozitja e ngadalshme mund të jetë poaq e rrezikshme.

Vozitja nën shpejtësinë e lejuar në Britani të Madhe dënohet me heqjen e tri pikëve nga leja e vozitjes dhe gjobë prej 100 funtesh. Ndonëse policia në shumicën e rasteve jep vetëm vërejtje me gojë, gjoba mund të shkojë deri në pesë mijë funte dhe heqje e nëntë pikëve nga leja e vozitjes, nëse rasti shkon në gjykatë.

Autoritetet thonë se rritja e numrit të vozitësve të ngadalshëm mund të jetë pasojë e mplakjes së popullsisë dhe rrjedhimisht rritjes së moshës mesatare të vozitësve aktivë. Sipas një ankete të zhvilluar nga kompania “Hyundai”, vozitja e ngadalshme është shkaktari i shtatë i aksidenteve në Britani të Madhe, shkruan “Daily Mail”.