Leo Messi është mbreti i padiskutueshëm i goditjeve të dënimit. Argjentinasi është lojtari që ka shënuar më shumë në pesë vitet e fundit nga goditjet standarde: 19 realizime.
Pas tij, me shtatë gola më pak, renditen Miralem Pjanic dhe Hakan Calhanoglu. Pas tyre vijnë, Dybala, Ronaldo, James Rodriguez, Neymar dhe Pirlo, të gjitha me nga gjashtë realizime.
Ish-mesfushori i Inter, Milan dhe Juventus vazhdon të jetë pjesë e këtij grupi specialistësh, pavarësisht tërheqjes nga futbolli.