Nga Sulejman DIDA
Çkado që të ndodhë në Shqipni, nuk ban me harrue për asnji çast të vetëm atë që po ndodh në Kosovë dhe për Kosovën, madje edhe për kombin shqiptar. Haradinaj po ngre ushtrinë e vendit, e kjo përban hapin e dytë që mundet me ba nji burrë shteti. Hapi i parë ishte taksa 100% për mallnat serbe dhe boshnjake e hapi dytë asht ky për ngritjen e ushtrisë. Të parin nuk e mbështetëm sa e si duhet, treguem ligësinë ma të shëmtueme që mundet me tregue nji vlla melez, tue hesht ose tue folë kundër. Asht turp para të tjerëve kur shkrehemi si luajalë para Serbisë, në të verëtë si fukarenj dhe servilë. Asht dashtë që menjiherë me mbështetë Prishtinën tue ndërpre çdo mardhanie me Serbinë, tue shpallë bile mosnjohjen e atij shteti. Sepse kur ti nuk njeh gjysmën time, gjysmën tjetër nuk ban me e njoftë. Dhe sot, nëse ka nji gja për të cilën vlen me me tregue dinjitet, asht pikërisht inkurrajimi i ushtrisë së Kosovës. Kush thotë se me ngritjen e ushtrisë së Kosovës prishet paqja në Ballkan, dikurë gadishulli ilirik, nuk e njeh sadizmin serb mbi të tjerët, veçmas kur i gjen pa mbrojtje. Pak ma parë pruna në kujtesë për të gjithë lexuesit, masakrën e ushtrisë serbe mbi komunitetin e Lumës, përkatësisht në fshatin Përbreg me rastin 105 vjetorit të ndodhjes. Nëse ka nji ushtri që duhet frenue në rajonin ilirik ajo asht ushtria serbe, sepse i ka duert të përgjakuna. Nëse përgjakja e të tjerëve asht paqe, ky asht tjetër muhabet. Asnji gja ma të shenjtë nuk ka për shqiptarët sotpërsot se sa të ngrenë mbijetesën në kto troje që rrezikohen.
Asnji lëvizje nuk duhet me tërheqë vëmendjen, sado e randësishme që të jetë. Në Shqipni lëvizjet vazhdimisht janë kompromentue. Edhe me studentët ka me ndodhë po ashtu. Madje më fut në dyshime se, përse plasën kto protesta pikërisht tash që Kosova ka nevojë për vëmedje. Sepse Kosovës po i kërkohen territore, ndërsa ne kemi dhanë territore pa fund duke ‘themelue’ shtete dhe kombe të tjerë.
Po ju kujtoj disa momente nga e shkuemja
Në fillim të shekullit XIX shqiptarët thanë, të bëjmë njiherë pavarësinë e Greqisë e pasatj folim. Dhe ‘folën’ shumë mirë. Në vitin 1878 me Lidhjen Shqiptare të Prizerenit, shqiptarët pranuen me lanë jashtë programit autonomist, pra jashtë territorit e përfunimisht edhe jashtë hises së tyne, Vilajetin e Selanikut. Ishte 35 mijë km2 dhe kishte në at kohë rreth 5 mlionë banorë.
Në vitin 1912, në qershor, shqiptarët liruen Shkupin, ku duhej të shpallnin pavarësinë, por nuk shkuen atje krenët e jugut dhe do krenë të tjerë. Ishte lirue Kosova me kryengritjen që duhej shtri deri në jug e kahmos por shqiptarët nuk e banë. Ia prunë kurthin Hasan Prishtinës, sepse mbledhja Taksimit me Ismail Vlonën, Syrja Vlonën, Myfid Libohovn, Esat Toptanin, Aziz Vrionin, Bedri Pejanin, Mustafa Krujën etj. atë e patën vendosë si udhëhëqës ushtarak të kryengritjes. Dhe pasi burgosën Hasan Prishtinën vetë i 54-tërti, Shkupi bie. Në vitet e luftës së Dytë territoret etnike shqiptare ishin të bashkueme. Kosova deshti që territori të mbetej i bashkuem, dhe jo ti kthehej Serbisë. A keni harrue që shkuen brigadat shqiptare tue ia nënshtrue territorin Serbisë? A keni harrue Tivarin. A keni harrue Shaban Polluzhën. Ndoshta i keni harrue. Noshta keni harrue edhe Adem Jasharrin.
Masanej, a nuk jemi ne populli ma paqësor në rajon, që nuk kemi ngacmue askënd, as kemi sulmue, e,… as jemi mbrojtë. Le ta inkurrajojmë krijimin e ushtrisë së Kosovës. Ajo nuk lidhet me zotin Haradinaj që sot asht kryministër, për lidhet me mbijetesën