Ndahet nga jeta gazetarja e njohur e kronikës…

Ndahet nga jeta gazetarja e njohur e kronikës, UGSH: Një kolege që nuk do të harrohet kurrë

(Në foto: Sonila Mesareja)

Ndahet nga jeta gazetarja e njohur e kronikës Sonila Mesareja. Lajmi është publikuar nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

Sonila u nda sot nga jeta pas nje semundjeje të rëndë. Kolegia Mesareja për vite punoi si reportere e Kronikës në disa redaksi të shtypit të shkruar dhe në shume projekte që synuan një gazetari cilësore.

Sonila ishte kolege e dashur, model i këmbënguleses dhe një profesioniste që modestine e kishte vyrtyt ndërsa kurajon dhe durimin i mbartte si vlera njerezore qe i shtonin besimin tek lexuesi dhe komuniteti i gazetareve. Ajo shërbeu në redaksitë e shtypit të shkruar si profesioniste e heshtur dhe me kujdesin për të ruajtur vlerat dhe cilësite e larta njerëzore, duke fituar respekt e miqësi të të gjithe stafeve e kolegëve me të cilët punoi.

Ndarja nga jeta e Sonilës, shkruan Unioni i Gazetarëve, le hapur dhimbjen e ikjes së parakohshme dhe kujtimin e vyer të një kolegeje që nuk do te harrohet kurrë. Sonila ishte nder nismëtaret e organizimeve themeluese të Unionit të Gazetareve Shqiptare dhe një kolege që nuk nguroi asnjëhere së qeni pjesë e nismave dhe reagimeve rregulluese në jetën tonë profesionale.

“U prehsh në paqe kolegia jone e dashur! E paharruar do te jesh për gjithe ne anetaret e Unonit te Gazetareve Shqiptare dhe komunitetin e gjere te gazetareve! Ngushëlime familjes”, shkruan Zyra e shtypit të Unionit të Gazetareve Shqiptarë.

Foto: Sonila Mesareja me kolegen Anila Hoxha

sonila.jpg

sonila-mesareja.jpg