-Fjala e deputetes Rudina Hajdari, mbajtur sot në Qytetin Studenti, me rastin e 8 Dhjetorit! –
Nuk jam kthyer në Shqipëri për një post, për të qenë një deputete, por jam kthyer për të ardhmen e Shqipërisë, për vëllezërit e mi, për vajzën time, për të çuar amanetin e babait tim deri në fund.
Prandaj, sheshi i demokracisë sot nuk është këtu, është tek Ministria e Arsimit dhe ne sot duhet të shkojmë t’i bashkohemi studentëve.
Falënderoj ish-studentët e dhjetorit, si dhe çdo njeri që luftoi për demokracinë, por sot ka ardhur koha për një demokraci tjetër, për një demokraci që nuk zhvat dhe largon të rinjtë jashtë Shqipërisë.
Ne e kemi vendin këtu dhe ne këtu do të luftojmë dhe ta bëjmë këtë vend si gjithë Europa.
Njerëzit kanë humbur shpresën dhe njerëzit janë varfëruar.
Njerëzit kanë humbur shpresën tek politikanët, kanë humbur shpresën tek çdo njeri.
Ata e bënë detyrën e tyre, tani duhet ta bëjmë ne.
Të çohemi sot dhe t’i themi kësaj kaste politike që ka korruptuar vendin që demokracia është e jona, vendi është i yni.
Ne nuk do të largohemi nga këtu, unë kurrë nuk do të largohem nga Shqipëria.