Nga: N.Sh
Opinionisti Naser Aliu thotë se Serbia nuk duhet të frikohet nga Ushtria e Kosovës, por nga Ushtria e 60 mijë veteranëve.
Sipas tij, nëse kjo ushtri nervozohet, do të pushtojnë edhe Vojvodinën e lëre më Mollën e Kuqe.
Ai përmes një postimi në Facebook, duke ironizuar me numrin e madh të veteranëve thotë se, këta po e dëmtojnë Kosovën, e merreni me mend se çfarë do t’i bëjnë Serbisë.
“Serbia nuk duhet të tutet nga ushtria e Kosovës multietnike, por nga Ushtria e 60.000 veteranëve! Nëse këta nervozohen, e pushtojnë edhe Vojvodinën e jo vetëm Mollën e Kuqe!
Këta e dëmtojnë Kosovën e merreni me mend çfarë bëjnë me Serbinë!”, shkruan Aliu në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”