Si çdo muaj prill edhe këtë vit revista prestigjioze, “People” ka shpallur në kopertinën e këtij muaji se cilën kanë cilësuar si femrën më të bukur në botë për vitin 2018. Këngëtarja e famshme Pink është vlerësuar me këtë status, megjithëse nuk e priste fare.
Ajo ka qenë e ftuar në emisionin e Ellen DeGeneres, ku ka shprehur mirënjohjen e saj. Pink rrëfeu se mendon se u shpall femra më e bukur në botë për shkak të humorit dhe personalitetit të drejtpërdrejtë që e karakterizon.
38-vjeçarja është e lumtur që shoqëria ka filluar t’i vlerësojë njerëzit për karakterin e tyre dhe jo nga pamja e jashtme. Në kopertinën e revistës ajo shfaqet së bashku me dy fëmijët e saj, Willow dhe James dhe rrëfen se si po përpiqet të rrisë dy fëmijë të fortë në një botë kaq të ashpër.
Fitueset ndër vite:
MICHELLE PFEIFFER
Më e bukura për vitin 1990
JODIE FOSTER
Më e bukura për vitin 1992
CINDY CRAWFORD
Më e bukura për vitin 1993
MEG RYAN
Më e bukura për vitin 1994
COURTENEY COX
Më e bukura për vitin 1995
JULIA ROBERTS
Më e bukura për vitin 2000
CATHERINE ZETA-JONES
Më e bukura për vitin 2001
NICOLE KIDMAN
Më e bukura për vitin 2002
HALLE BERRY
Më e bukura për vitin 2003
ANGELINA JOLIE
Më e bukura për vitin 2006
DREW BARRYMORE
Më e bukura për vitin 2008
KATE HUDSON
Më e bukura për vitin 2008
CHRISTINA APPLEGATE
Më e bukura për vitin 2009
JENNIFER LOPEZ
Më e bukura për vitin 2011
GWYNETH PALTROW
Më e bukura për vitin 2013
LUPITA NYONG’O
Më e bukura për vitin 2014
SANDRA BULLOCK
Më e bukura për vitin 2015
JENNIFER ANISTON
Më e bukura për vitin 2004 & 2016
PINK
Më e bukura për vitin 2018