A manipuluan publikisht, Qeveria shqiptare dhe ajo kosovare, me simbolikën dykrenarësh?

Shkruan:Fadil Maloku

(E di që atyre që kanë rënë në folklorizëm patriotik, ky mendim i imi nuk do u pelqej. Por, e vërteta… këtu diku fshihet?)
1. Per mendimin tim, simbolika e dykraheve nga ana e politikanëve, përveç tjera mesazheve (që mund të jenë të natyrës; elektorale, patriotike, kombëtare e shtetërore)shpalos, edhe një lloj mediokriteti social.
2. Që thënë me gjuhēn dhe gjykimin sociologjik, është edhe një lloj “rikolonizimi” e mendjes së turmes, e cila për bindjen e kesaj elite aktuale politike, ende ka nevojë për “infuzione” të tilla manipulative, që imperativ të vetëm e kanë “mirëmbajtjen” e deliriumit të pushtetit të tyre, mbi turmen amorfe (lexo; kopenë e pavetëdijshme sociale), dhe zgjatjen e jetës së tyre hedoniste, që u mundëson mu vota e kësaj turme apo kopeje (sipas tyre, gjithnjë ende fëmijërore, dhe e paemancipuar politikisht!) ushtrimin e profesionit të lidershipit…
3. Kjo i bie, që manifestimi publik i simbolikës në fjalë, nga ana e dy qeverive shqiptare, është një manipulim shumë i sofistikuar social…Sepse, në një Projekt serioz shtetërorë, të bashkimit kombëtar, nuk ndëgjuam as pamë, as edhe një të dhënë konkrete… për të arriturat e kësaj ideje! Andaj, rrjedhimisht, kjo ikonografi i bie një manipulim i llojit të vetë që për qëllim të vetëm kishte; ate tē “mirëmbajtjes” se pushtetit?