Nga Halil Rama – Tiranë
Heroi – legjendë në kufirin e tri kohëve, gjenerali shekullor Rrahman Parllaku po përballon me dinjitet edhe plagën e tretë. Atë që nuk e mposhtën dy plagët e luftës, në malet e Kurveleshit e të Junikut, sidhe kalvari në burgjet e diktatures, kurrësesi nuk mund ta gjunjëzonte dhe kjo plaga e tretë – thyerja para dy javësh e kockës së këmbës së djathtë, aty ku bashkohet me legenin.…teksa po përzhidhte lëndën për kolanën me tri librat e tij “Një shekull në memorie”.
Heroi i Popullit dhe Nderi i Kombit përballoi me kurajo operacionin e radhës ne Spitalin e Traumës në Tiranë, dhe pas vendosjes së protezes po e rimerr vehten dita-ditës.
Pardje atë e vizitoi Kryetari i KLSH, Z.Bujar Leskaj, ndërkohë që pranë tij po tregonte përkujdesje maksimale dr.Arben Gjonej, i njohur për kompetencën profesionale dhe shpirtin e tij human…Po ashtu dy vajzat shembullore të gjeneralit, Lirika e Tatjana, sidhe e treta, Shpresa që erdhi nga Italia, po bëjnë maksimumin për babain e tyre të dashur e të shtrenjtë.
Pranë gjeneralit janë gjendur thuajse çdo ditë miqtë e tij më të ngushtë, nënkryetarët e OBVL, kolonel Myfit Guxholli e Mira Ohri, sidhe miqtë e bashkëpunëtoret e tij, Arian Starova e Shaqir Rexhvelaj, gazetari e poeti Sakip Cami, Isa Tare – “Mjeshtër i Madh”, Fiqiri Kllari – konsull i Bosnjes në vendin tonë, Sotir Budina e Trifon Llupo, sidhe dhjetra të tjerë. Ndërkohë interesim të veçantë kanë treguar drejtuesit e Shoqatës të Veteranëve të LANÇ të Kosovës, Zija Mulhaxha, Drita Rexhepi e Bashkim Hisari…
Vetë gjenerali legjendë nuk “nguron” t’ ju shprehë mirënjohje të thellë të gjithëve dhe veçanërisht: këshilltarit ushtarak të Presidentit të RSH, gjeneral Piro Ahmetaj, kreut të KLSH, Z.Leskaj, Z.Fiqiri Kllari – konsull i Bosnjes në vendin tonë, shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral Bardhyl Kollçaku, zv/shefes të SHP të FA, gjenerale Manushaqe Shehu, , drejtorit të spitalit të traumes, z.Arben Zeneli dhe veçanerisht dr.Artan Distafa, këtë ortoped duarartë që mundësoi operimin e tij me sukses; nipit Hazbi Parllaku etj.
Shërim të shpejtë gjeneral Parllaku, për ta pritur sa më shëndetshëm ditelindjen tuaj të 100-të me 17 prill 2019…