Kosovë, përurohen shtatoret e 3 liderëve historikë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj mori pjesë në përurimin e shtatoreve të tre liderëve historikë: Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi.

Eventi u organizua në kuadër të shënimit të Vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, nën patronatin e Kryeministrit.

Përurimi i shtatoreve u bë në hapësirën e Kompleksit Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.