Nëse doktori do t’ju thotë se fëmija juaj vuan nga hipertensioni, mos u habisni!
Edhe pse kjo konsiderohet si sëmundje e moshës së tretë, mjekët pediatër vënë alarmin se kohëve të fundit hipertensioni po haset tek fëmijët e vegjël.
Më tej ai ka treguar dhe disa nga shkaqet të cilat mund të sjellin fëmijët tuaj deri në këtë problem.
”Produktet më të dashura për fëmijët janë shkaktarët e hipertensionit, i cili trajtohet po njëllloj si tek të rriturit. Janë të predispozuar për hipertension fëmijët obezë të cilët konsumojnë shumë ushqime me ngjyrues të cilët janë shkaktarët kryesorë të hipertensionit”, është shprehur ai.
Përveç ushqimit, luhatjet e motit në këtë periudhë po shtojnë numrin e të vegjëlve që duan ndihmë mjekësore. Stina e virozave sapo ka nisur dhe mjekët po paralajmërojnë rritje të fluksit në fillim të muajit nëntor.