Revista shkencore kulturore “Universi”, botim i qyteterimit islam, Nr. 19 te ketij viti
2018, doli ne qarkullim keto dite.
Drejtori i kesaj reviste Dr. Ardian Muhaj, si dhe kordinatorja Anisa Hykaj, kishin bere nje pune te dobishme ne botimin e kesaj reviste me 424 faqe ne gjuhen shqipe dhe anglisht, me 29 punime shkencore, e cila botohet dy here ne vit.
Editoriali i ketij numri hapet me shkrimin : “Mbrojtja e trashegimise kulturore, si shenje e qyteterimit “.
Ajo ka ne brendesi 5 Kaptina :
- Studime, 7 punime.
- Horizonte shoqerore, 6 punime.
- Art, kulture dhe tradite, 6 punime.
- Opinion, 6 punime.
- Botime ne fokus, 4 punime :
Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj, akademik, ne punimet e tij :
- “MBROJTJA E SHQIPES DHE SHTIMI I KULTURES GJUHESORE SI DUKURI ME VLERE TE PERHERSHME KOMBETARE”.
Nder te tjera shkruan :
- Njesimi i shqipes, krijimi dhe zbatimi i standartit te te shkruarit shqip ne mbare praktiken shkrimore e kumtuese shteterore e publike ka qene dhe mbetet fitore e madhe e popullit dhe e kombit shqiptar. Te folurit dhe sidomos, te shkruarit ne gjuhen letrare kombetare ka qene, eshte dhe do te jete kurdohere shenje dhe tregues kulture. “ Gjuha letrare eshte synim i perhershem i njeriut tone, sidomos i te rinjve te shkolluar e te profilizuar thelle e ethshem ne shkencen, artin e dijet bashkekohore, prandaj edhe perben nje dukuri reale e qe s’eshte as thjesht pune gjuhesie, as thjeshte objekt kundrimi vetem per gjuhetaret”.
Ndersa Prof. Dr. Rexhep Mejdani, akademik, paraqitet me punimin e tij :
“ ROLI I BINOMIT VAZHDIMESI – NDERPRERJE NE STUDIMIN E BOTES, NE SHKENCE E TEKNOLOGJI “
Ku shkruan :
- “ Vazhdimesia ( kontinuimi ), ne thelbin e vet, eshte mungese nderprerje, ndarjeje,
- SHQIPTAR “.
I cili tregon etjen per dije te Dibraneve :
- “ Dibranet e dinin rendesine e te lexuarit dhe te shkruarit te gjuhes amtare, prandaj ne kushtet e pushtimit, ata qe kishin para te shkollonin bijte e tyre ne vende te huaja. Respekti per keta njerez te shkolluar ishte shume i madh “.
Dr. Jolanda Lila, me punimin e saj :
- “ JERONIM DE RADA NE TEKSTET SHKOLLORE SHQIPTARE PERGJATE VITEVE 1912 – 1944 “.
Na prezanton kete shkrimtar te madh :
- “ Viti 2017 shenoi 203-vjetorin e lindjes se poetit, gjuhetarit, folkloristit rilindasit te shquar Jeronim De Rada. Pavaresisht games se gjere te kendveshtrimeve e studimeve per vepren e De Rades, serish ne tekstet shkollore aktuale figura e De Rades dhe vepra e tij mbeten te panjohura nga nxenesit, per shkak te prirjes se trasheguar nga sistemi komunist ne Shqiperi, ku vepra lexohej ideologjikisht”.
Prof. Dr. Ramazan H. Bogdani, na jep nje tabllo te qarte rreth ketij festivali :
- “ Ne kete festival ftova me detyren e anetarit te juries, nga Lucë Juncaj, drejtori i Keshillit Organizativ te Festivalit, njeheresh kryetar i SHKA “Rapsha” te Tuzit – Malesi e Madhe, si nikoqirja dhe menaxherja e asaj veprimtarie.
- Ne festival moren pjese 22 grupe, shoqata apo ansamble folklorike shqiptare, qe perfaqesonin shtate shtete : Shqiperia ( me 7 ansamble ), Kosova ( 5 ansamble ), Maqedonia ( 2 ansamble ), Mali i Zi ( 4 ansamble ), Italia ( 1 ansambel ), Serbia ( 1 ansambel ), SHBA ( 2 ansamble ).
Juria i vleresoi cmimet ne rang ansamblesh :
- Cmimi i Pare – Ansambli “ Rugova “ i Pejes, Kosoves.
- Cmimi i Dyte – Grupi polifonik “ Lunxheria “, Shqiperi.
- Cmimi i Trete – Ansambli Arberesh i Kalbrise, Itali.
Dr. Rovena Vata me temen :
- “ SHFRYTEZIMI I FIGURACIONIT POPULLOR NE KRIJIMTARINE E NAIM FRASHERIT “.
Na prezanton te madhin Naim :
- “ Naim Frasheri njihet jo vetem si figure qendrore e letersise shqipe te Rilindjes sone Kombetare, por ai njihet edhe si patriot i shkelqyer, njeri nga perfaqesuesit me te shquar te levizjes sone kombetare, i cili beri nje pune te madhe per themelimin e letersise se re shqipe dhe per gjuhen e re letrare shqipe “.
Ndersa Ibrahim Hajdarmataj, ne punimin :
- “ VIRON KONA – PROFIL I NJE SHKRIMTARI “,
jep detaje rreth ketij shkrimtari :
- “ Shkrimtari Viron Kona ka kohe qe i prezantohet lexuesit shqiptar dhe atij te huaj me librat e tij per femije dhe te rritur, kryesisht ne gjinine e romanit, noveles, poezise dhe permbledhjeve me tregime. Korpusi i vepres se tij arrin sot ne 50 vellime, nje numer i te cilave jane vleresuar me cmime kombetare. Kurse vellimi i tij “Eh more Bubulino”, eshte shpallur libri me i mire per femije i viti 2006 nga UNICEF-i. dy vellimet e para te ketij libri jane perkthyer ne nje liber te vetem ne Suedi.
- Shkrimtari Viron Kona ka disa vecori te dukshme ne punen e tij krijuese e shume prodhimtare. Ai shkruan duke e njohur mire realitetin, gjeografine dhe historine e vendit ku zhvillon ngjarjet e romanit apo te tregimit.
Nje vecori tjeter e ketij autori eshte se ne cdo shtet te huaj ku ka shkuar, si ne kohen e diktatures, edhe ne kohen e demokracise, ai kur eshte kthyer, ka shkruar me doemos nga nje liber.
Prof. Dr. Seit Mansaku ne punimin :
- DISA VLERESIME PER LIBRIN E ALBANOLOGUT ROBERT ELSI ( ELSIE ), “FISET SHQIPTARE, HISTORIA, SHOQERIA DHE KULTURA”.
Na njeh me Robert Elsin :
- “ Robert Elsi ( Elsie ) eshte nje albanolog i mirenjohur me origjine kanadeze, i cili ka nje veprimtari te gjere dhe te cmuar rreth dyzetvjecare ne disa fusha te studimeve shqiptare, si ne historine e letersise, antropologjine kulturore, folklore e etnografi, gjuhesi, fjalore e perkthime. Studiues i pasionuar pas studimeve shqiptare, ai ka dhene ndihmese te madhe per te zbuluar dhe per te bere te njohura ne bote vlerat historike, kulturore e gjuhesore te popullit shqiptar.
- Per veprimtarine e tij ne keto fusha te dijes, ai eshte pranuar si Anetar korrespodent i Akademise se Shkencave dhe te Arteve te Kosoves dhe eshte nderuar me medalje dhe cmime te ndryshme. Ai u nda nga jeta ne vitin 2017 ne kulmin e veprimtarise se tij shkencore dhe kulturore”.
Prof. Dr. Nevila Nika, ne punimin e saj :
- “MENDIME MBI LIBRIN “HASAN BEJ PRISHTINA DOKUMENTE HISTORIKE NGA ARKIVAT ITALIANE “.
Komenton studiuesin Bejtullah Destani :
- “ Botimi me i fundit i studiuesit Bejtullah Destani i titulluar “Hasan Bej Prishtina – Dokumente historike nga arkivat italiane”, eshte nje befasi e kendshme per cdo adhurues te historise. Ai deshmon me se miri punen e palodhur te autorit, i cili prej shume vitesh po hulumton neper arkivat e bibliotekat e ndryshme ne bote. Studiuesi i palodhur Destani, kesaj here vjen me nje permbledhje mjaft interesante dokumentash te zbuluara prej tij ne arkivat italiane, ne lidhje me nje personalitet te shquar te historise sone kombetare, Hasan Prishtinen”.
Dr. Elsa Skenderi – Rakipllari, na prezanton gjuhen shqipe 4 :
- “ CESHTJE TE GJUHES SHQIPE 4” – SI QASJE TEORIKE BASHKEKOHORE NDAJ DUKURIVE TE SHQIPES”.
- “ Ceshtje te gjuhes shqipe 4” eshte libri me I ri I kolanes me te njejtin emer, ne te cilen Prof. Dr. Shezai Rrokaj ka botuar ne vijimesi artikujt e tij studimore, qe jane qemtime gjuhesore dhe qasje te larmishme teorike rreth dukurive te gjuhes shqipe. Ky botim permban katermbedhjete shkrime, nje pjese e te cilave trajtojne argumente pastertisht gjuhesore, ndersa te tjera rrahin ceshtje metalinguistike. Nje vend te rendesishem ne kete vellim zene edhe shkrimet per personalitete te shkences dhe botes shqiptare, ku pertej natyres honorifike qe priren te kene keto trajtesa, profesor Rrokaj nxjerr ne pah origjinen dhe vlerat domethenese te punes se seciles figure”.
Kjo reviste mbyllet me punimin e Nuri Dragojt :
- “ TIRANA DHE PRISHTINA TE MOS BEJNE GJUME PA U ZGJIDHUR “CESHTJA MITROVICA”.
I cili nder te tjera shkruan :
- “ Libri i Ramadan Kelmendit “Gershetime faktesh ne perplasjet politike”, na tregon se Mitrovica eshte zona e betejave te medha, qe kane hyre ne histori si emblema e saj. Ajo eshte kapilari qe lidh sakrificat mbinjerezore te shqiptareve te Kosoves ne perpjekjet shekullore per pavaresi nga sundimi serb, eshte etaloni i besnikerise dhe patriotizmit, ndaj cdo banor i asaj zone ndjehet krenar per identitetin e vet”.
Revista “Univers”, me punimet e saj shkencore, i terheq vemendjen e lexuesve dhe studiuesve, per shtimin e diturive te tyre.
AMBASADA E ARABISË SAUDITE PRET PËRFAQËSUES TË AIITC
Nga ana e tij, Drejtori i AIITC dr. Ardian Muhaj i uroi ambasadorit mirëseardhjen dhe suksese në misionin e tij fisnik. Ai shprehu vlerësimet dhe përkrahjen që Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite ka dhënë në Shqipëri, si dhe përcolli dëshirën e stafit AIITC për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bashkëpunuese mes dy institucioneve. Me këtë rast Ambasadorit iu dhuruan disa nga botimet më të fundit të AIITC. Ibrahim Hajdarmataj, Kryetari i OJF-se “Mesuesi”
|