Edicioni i VI i Simpoziumit Ndërkombëtar kulturo-letrar që mbahet nga Unioni i Shkrimtarëve dhe i Kritikëve Shqiptarë, do të nis rrugëtimin më 8 tetor 2018 në Universitetin Publik “Ukshin Hoti” në Prizren.
Organizatorët bëjnë të ditur se temë bosht e edicionit të sivjetmë të simpoziumit do të jetë “Skënderbeu në kulturën evropiane”.
Përmes një njoftimi UShKSh njofton se simpoziumi i VI është një ngjarje kulturore që bashkon një pjesë të konsiderueshëm të krijuesve shqiptarë dhe nga vendet evropiane, që janë emra të shquar në fushën e letërsisë si: Nasho Jorgaqi, Myrvete Dreshaj Baliu, Agim Xheka, Begzat Baliu, Daniel Leuwers, Nicolle Barriére, Helene Staford, Paricia Nugee, etj.
Në kuadër të këtij aktiviteti do të ketë edhe orë letrare që do të mbahen nga 8 deri më 10 tetor 2018, në Prizren, në Gjimnazin e Fushë-Kosovës, Prishtinë, Shkup dhe Tiranë.