Receta e ditës/ Qofte me mish pule dhe kërpudha

Përbërësit:

300 g mish pule
200 g kërpudha shampinjon
qepë të reja
bukë
2 vezë
kripë, piper, miell, thërrmija buke

Përgatitja:

Mishin e pulës e zieni, ia hiqni kockat dhe e bluani në blender bashkë me qepën.

Kërpudhat i grini sa më imët që mundeni dhe i fërgoni, i bashkoni me mishin e pulës.

Shtoni një vezë, pak kripë dhe tul buke të njomur në ujë dhe të kulluar.

Me dorë formësoni qofte të vogla, rrotullojini në vezë të trazuar dhe në miell (përzierje e përbashkët), pastaj në thërrmija buke dhe i fërgoni në tigan me shumë vaj.