Amaneti për Ramush Haradinaj*

Nga dr. Islam Lauka

Kryeministri Haradinaj deklaroi mbrёmё nё emisionin “Pressing” tё T7 se do t’i mbrojё kufijtё e Kosovёs, sepse ky ёshtё amaneti i Shkёlzenit dhe Luanit (vёllezёrit e Haradinajt, heronj tё kombit, rёnё pёr lirinё e Kosovёs).

Ky ёshtё qёndrim parimor dhe shumё i drejtё, por amanetin e vёllezёrve tё tij, z. Haradinaj, duhej ta kujtonte edhe nё rastin e Qafёs sё Çakorrit, Belluhёs dhe Kullёs.

Nё tё vёrtetё, ai e kujtoi amanetin e tyre, sa ishte nё opozitё, por e harroi krejtёsisht, kur u ul nё karrigen kryeministrore.

Tё shpresojmё se kёsaj radhe, z.Haradinaj do t’i qёndrojё besnik fjalёs sё tij dhe amanetit tё shenjtё tё Shkёlzenit dhe Luanit.

___

* Titulli redaksional.