Mish me kumbulla

Përbërësit:

1 kg mish qengji ose viçi

2 tufa qepë

1 tufë majdanoz

10 kokrra kumbulla

vaj

1 lugë miell

spec i kuq

 

Përgatitja:

E vemë mishin (pasi ta kemi pastruar dhe prerë në copa të vogla) në një tigan të skuqet me qepën, të cilën më parë e kemi pastruar dhe e kemi grirë në copa të vogla. Pasi të jenë skuqur i hedhim pak spec të kuq dhe kripë. I përziejmë mirë dhe i shtojmë ujë që të ziejnë.

Pasi mishi të jetë zier në një tigan me vaj skuqim 1 lugë miell dhe ia hedhim tenxheres me mish që është akoma në zjarr. Pastaj i shtojmë dhe kumbullat e lara dhe i lemë akoma të ziejnë derisa uji të shterohet.

Këtë gjellë mund ta gatuajmë edhe duke i shtuar pak kopër bashkë me kumbullat.