11 vite pa ty, o vllau ynë, Agim Isa Gjedia !

(Përkujtimore)

Sot me datën 27. 09. 2017, u mbushen plotë njembëdhjetë vite që vëllai jonë Agim Gjedia u nda nga kjo jetë, e megjithë këto vite, nuk janë shëruar plagët e shpirtit për humbjen e tij. Atë e humbëm në periudhën më të mirë të jetës së tij, në një kohë kur nuk kishin kaluar më shumë se 25 ditë që Ai kishte mbushur moshën 51 vjeç. Ai ishte më i madhi i shtatë fëmijëve të Isa dhe Ajshe Gjedisë, të cilët i gëzoi si fëmija i parë pas 13 vitesh jetë bashkëshortore e në pritje të një fëmije për një çift harmonik të cilët që në vegjëli ishin rritur jetimë. Edhe pse vitet kanë kaluar, malli nuk është tretur por veçse është shtuar, dhimbja nuk ka heshtur por veçse është vjetruar, pasi kjo ishte humbja më e madhe e familjes tonë të ngushtë pas vdekjes së babait Isa Gurec Gjedia.

Nëna jonë ë dashur Ajshe Hysenja, e cila gjithnjë uronte që “të shkonte nga kjo jetë pa parë gjë në evladin e saj”, i ra të përjetonte “humbjen e dritës së syrit”, sikurse është shprehur çdo herë ajo për të parin fëmijë që gëzoi prehërin dhe shpirtin e saj, pas 13 vitesh martesë. Por, Ai arriti që të lenë pas një emër të mirë, shoqëri të shumtë dhe të mirë, në çdo cep të Shqipërisë e mbi të gjitha ka lenë pas gruan, vajzën dhe dy djemë që e kanë lartësuar kujtimin e tij.

Por sot, nuk është si më parë, sepse vëllai ynë i ndjerë ka edhe një nip të mrekullueshëm, djalin e djalit të tij, Agim Almir Gjedia, i cili jo vetëm që i ka ngjarë më së shumti, por me dëshirën dhe vullnetin e mirë, të gruas së djalit të tij, e ka përtrirë emrin e tij duke i vendosur djalit të tyre emrin e gjyshit, konkretisht Agim Almir Agim Gjedia.

Çdo herë Agim Isa Gjedin, njeriun tonë të dashur dhe të paharruar, e kujtojnë me mall të pashuar, bashkëshortja, femijët, motrat dhe vëllezërit e tij. I përjetshëm mbetet kujtimi për Të!

 Agron Isa GJEDIA