Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Gani Geci para rivarrimit të Ahmet Krasniqit dhe Qazim Jakupit, ka thënë se Hashim Thaçi ka dhënë urdhër të vritet Ahmet Krasniqi, kurse tash po organizon ceremoni varrimi.
Geci u ka thënë mediave se duke u munduar që t’i ikë Gjykatës Speciale, Thaçi po i bën viktimat heronj.
“Nuk ka nevojë të na bëjë heronj ai. Me Thaçin do të takohem në Gjykatën Speciale, kërkoj prej tij që të dorëzohet në Hagë dhe ta lë shkëmbimin e territoreve. Thaçi ka luftuar me shqiptar dhe jo me serbë, por ka dhënë urdhër të vriten edhe shumë shqiptar të tjerë”, ka thënë ai.
Ai më pas ka postuar disa mesazhe për të cilat pretendon se janë dëshmi që tregojnë se Hashim Thaçi ka dhënë urdhër për të vrarë personalitet të ndryshme.