MUNTAZ DHRAMI

E takova të mërzitur. E pyeta pse. Ma kanë futur Adem Jasharin në mes të ujit, në pishinë! Ai nuk di as not!
Unë fillova të qesh! Por ai e kish seriozisht. Monumentin e Adem Jasharit, një nga veprat më të mira artistike të tij, e kishin vendosur si deshën para hotel “Coloseu”-t pa e pyetur fare artistin.

Kështu bëjnë gjithmonë, tha Muntazi e shau si burrë 82 vjeçar por i mbajtur… si moshatar imi.
Ilir KADIA