Supë peshku me perime

Përbërësit:

1.5 litra lëng peshku
Selino
Majdanoz
Kripë
Piper
3 kokrra patate
3 karrota
8 mashurka
2 domate
3 lugë vaj
Qepë

 

Përgatitja:

Lajmë perimet me ujë të bollshëm dhe më pas i presim në formë kubike.

Në një tenxhere me vaj hedhim qepë të grirë hollë dhe pasi e përziejmë derisa të zverdhet, shtojmë karrotat, selino, mashurka dhe pak miell.

Pas këtij procesi hedhim domatet të cilave iu duhet hequr lëkura.

Lëngun e peshkut të cilin duhet ta përgatisim që në fillim, i hidhet masës së përzier dhe e lëmë të marrë valë. Më pas hedhim patatet dhe i lëmë të ziejnë për rreth 10-15 minuta.

Supës i hidhet në fund majdanoz, selino, piper dhe kripë sipas dëshirës.

Gjatë kohës së shërbimit në pjatë  hedhim copëza tul peshku të cilat janë të ziera dhe të pastruara nga halat.