Pagesat për autostradat në shtetet e Ballkanit dhe Europës

Kush udhëton me makinën e tij ose ndonjë automjet tjetër drejt Europës, duhet të përllogarisë edhe taksat rrugore për përdorimin e autostradave, tuneleve ose urave.

Të gjitha vendet e rajonit kanë një taksë specifike për autostradat dhe e cila taksë shërben për mirëmbajtjen e rrugës.

Por ajo ndryshon nga shteti në shtet.

Sipas faqes zyrtare tolls.eu, e cila jep të gjitha çmimet për të paguar në çdo autostradë që kalon në Europë dhe Shtetet e Bashkuara, vendet e rajonit te Ballkanit Perëndimor duket se nuk i kanë çmimet e taksave rrugore edhe aq të mëdha krahasuar me disa vende të tjera në Eeropë.

Më e lira në rajonin ku bënë pjesë edhe vendi ynë është Turqia. Për të përshkuar Stambolli -Edirne me gjatësi prej 239 km kushton 1 .47 euro , ndërsa për të shkuar nga Stambolli në Ankara janë 450 km dhe shuma për të paguar është 3.5 euro.

Në Maqedoni për të shkuar nga Shkupi në Stamboll pagesa e autostradës është 11 euro në një drejtim, ndërsa destinacioni tjetër nga Shkupi në Athinë duhet të paguhet 30 euro në një drejtim.

Ndërsa autostrada e brendshme nga Shkupi në Tetovë e cila është 43 km, kushton vetëm 1 euro.

Në Greqi për të shkuar nga Selaniku në Katerini, për 70 km paguhet 2.8 euro.

Në Serbi autostrada nga Leskovci në Nish 50 km paguhet 1.61. euro, nga Beogradi në Novi Sad, për 94 km paguhet 2 euro dhe Nish – Beograd paguan 6.17 euro për 238 km.

Kroacia që konsiderohet më e shtrenjta e rajonit, ka taksë prej 16.26 euro për 280 km. Nga Zagrebi në Lipovac paguan 16.26 euro , dhe nga Zagrebi në Split për 409 km pagesa është 29 .59 euro.

Por për të gjitha autostradat me pagesë në rajon ekziston edhe mundësia e një rruge alternative e cila mund të zgjidhet nëse nuk dëshirohet të paguhet, por është më e gjatë.

Më poshtë mund të lexoni tarfiat rrugore për disa shtete të Europës:

Austria

Në Austri vlen sistemi i vinjetave. Automjetet deri 3.5 tonë duhet të paguajnë: Vinjeta 10 ditore: 9 Euro Vinjeta dy mujore: 26,20 Euro Vinjeta vjetore: 87,30 Euro Gjoba: Nga 120 euro deri 300 euro.

Belgjika

Në autostradat belge paguhet vetëm për automjetet që peshojnë më shumë se 3.5 tonë. Megjithatë në tunelin 1.4 kilometra të gjatë Liefkenshoek në Anvers automjetet ndër 2.75 mera paguajnë 6 euro kesh ose 4,95 me kreditkartë; automjetet me gjatësi mbi 2.75 metra paguajnë 19 euro kesh ose 17,60 euro me kreditkartë. Vinjeta rrugore nuk ka.

Bosnja dhe Hercegovina

A duhet të paguhet në rrugët boshnjake? Po, por vetëm në një autostradë: A1 që lidh Luçanin dhe Joshani me çmim: 5,40 BAM respektivisht 2,76 Euro për një veturë të thjeshtë dhe motorë; 10,80 BAM respektivisht 5,52 Euro për furgona të mëdhenj; 16,20 BAM respektivisht 8,29 Euro për automjete (kamionë) me peshë mbi 3.5 tonë. Bosnja ka kontroll të rreptë të taksave andaj duhet të paguhen patjetër. Përndryshe gjobat arrijnë deri në qindra euro. Vinjeta rrugore nuk ka.

Britania e Madhe

Në Britani paguhet vetëm në magjistralen M6 në veri të Birmingham me këto çmime: Përdorimi një ditor brenda javës: 6 Euro Në fundjavë: 5 Euro Natën: 4 Euro Gjithashtu ka pagesa për përdorimin e disa urave dhe tuneleve si dhe rrugëve nga Durham dhe në qarkun e Londrës. Përndryshe rrjeti tjetër i rrugëve britanike është falas.

Bullgaria

Në Bullgari sundon ligji i vinjetave. Çmimi për automjetet deri 3.5 tonë është: Vinjeta ditore: pa pagesë 7 ditë: 8 Euro 1 muaj: 15 Euro 1 vit: 50 Euro Gjobat: deri 150 Euro Përveç kësaj ka pagesa shtesë për tunele, ura ose autostrada të veçanta.

Çekia

Çekia ka të vendosur sistemin e vinjetave dhe atë: Vinjeta 10 ditore: 13 Euro Vinjeta mujore: 18 Euro Vinjeta vjetore: 61 Euro Gjoba: nga 185 euro e përpjetë.

Danimarka

Në Danimarkë ka dy kabina për pagesë rrugore dhe atë mbi ura, përndryshe në Danimarkë nuk ka pagesa tjera. Kush nuk paguan dënohet me gjobë 80 euro. Automjetet deri 3,5 tonë paguajnë: Ura e Storebaelt: Automjeti 4 deri 6 metra e gjatë: 34 Euro Automjeti mbi 6 metra: 51 Euro Ura e Oresund Automjeti deri 6 metra: 48 Euro Automjeti më i gjatë se 6 metra: 96 Euro

Estonia

Në Estoni as vendasit dhe as të huajt nuk duhet të paguajnë taksë rrugore.

Finlanda

Edhe Finlanda bën pjesë te shtetet evropiane pa vinjeta dhe pa taksë rrugore. Udhëtimi në çdo rrugë është pa pagesë.

Franca

Në Francë ekzistojnë kabinat për pagesë të autostradave, urave dhe tuneleve dhe çmimi varet nga gjatësia e rrugës dhe e automjetit. Për kilometër çmimi shkon nga 7 deri 15 cent.

Greqia

Mes Selanikut, Patras, Athinës, Tripoli, Korinthit dhe Kalamatës së fundi janë vendosur kabinat e pagesës, si dhe për urat, tunelet. Çmimet sillen nga 4 deri 15 euro.

Hungaria

Në Hungari vlen një rregull strikt i vinjetave. Çmimi për automjete deri 3.5 tonë është: Vinjeta 10 ditore: rreth 9,50 Euro Vinjeta mujore: rreth 10 Euro Vinjeta vjetore: rreth 137 Euro Gjobar: nga 50 euro e përpjetë.

Irlanda

Në Irlandë nuk është e detyrueshme vinjeta, por në shumë rrugë ka kabina për pagesë, siç vijon: M1 mes Gormanston dhe Monasterboice: 1,90 Euro për automjete deri 3,5 tonë M3 mes Clonee dhe Dunshaughlin si dhe mes Navan dhe Kells: 2,90 Euro për automjete deri 3,5 tonë M4 mes Kilcock, Enfield dhe Kinnegad: 2,90 Euro për automjete deri 3,5 tonë M7 mes Portlaoise dhe Castletown: çmimi i njejtë M8 mes Portlaoise dhe Cullahill: 1,90 Euro për automjete deri 3,5 tonë M50 (i ashtuquajturi qarkorja e Dablinit): 3,10 Euro për automjete deri 3,5 tonë Rruga e shpejtë N6 mes Galway dhe Ballinasloe: 1,90 Euro Rruga e shpejtë N8 mes Rathcormac dhe Fermoy Bypass: 1,90 Euro për automjete deri 3,5 tonë Rruga e shpejtë N25 (Waterford City Bypass) 1,90 Euro për automjete deri 3,5 tonë. Megjithatë në Irlandë paguhen ekstra për disa tunele dhe ura. Këtu bëjnë pjesë East Link Toll Bridge në Dublin si dhe tuneli Limerick dhe Dublin Port Tunnel.

Italia

Në Itali sundon ligji i pagesës sipas përdorimit të kilometrave. Në fillim tërhiqet bileta, në fund paguhet. Çmimi është 6 cent për kilometër. Gjithashtu ka pagesa ekstra për tunele, ura. Qendra historike e Romës nuk lejohet për automjete.

Kroacia

Sistem të ngjashëm ka edhe Kroacia ku pagesa bëhet në fillim ose në fund të autostradës. Ka pagesa shtesë për urat, tunelet. Kosova Në Kosovë as vendasit dhe as të huajt nuk duhet të paguajnë taksë rrugore.

Letonia

Për automjetet deri 3.5 tonë në Letoni nuk ka pagesa dhe as vinjeta. Vetëm se në Kurort Jurmala duhet të paguhet një çmim ekologjik prej 2 eurove.

Lituania

Edhe në vendin baltik Lituani shumica e rrugëve janë falas. Kabina janë vendosur në Nehrung, Neringa. Automjetet deri 3.5 tonë për të shfrytëzuar këtë rrugë paguajnë 5 euro, ndërsa ata që peshojnë më shumë 10 euro.

Luksemburgu

Në vendin e vogël europian nuk ka asnjë çmim taksë rrugore. Malta Gjithashtu edhe në ishullin jugor europian nuk ka asnjë taksë rrugore.

Maqedonia

Mbi autostradat M1, M3 dhe M4 paguhet në hyrje ose dalje të autostradës. Çmimi është 5 cent për kilometër. Mes Kumanovës dhe Miladinovci: 2×1 euro për automjete të vogla, deri 2X4 euro për automjete të mëdha; mes Miladinovci dhe Shkupit: 2×0.80 cent për automjete të vogla deri 2×2.50 euro për automjete të mëdha; mes Shkupit dhe Velesit: 120 denarë (rreth 2 euro) për vetura; mes Shkupit dhe Tetovës: 80 denarë (rreth 1.4 euro) për vetura; mes Tetovës dhe Gostivarit: 60 denarë (rreth 1 euro) për vetura. Së shpejti nga Shkupi deri në Gjevgjeli do ketë pesë pika pagese me çmim rreth 5 euro për vetura dhe rreth 20 euro për kamionë.

Holanda

Holanda bën pjesë te vendet me përdorimin e rrugëve falas, përveç përjashtimeve të dy tuneleve Uesterschelde: 5 Euro për vetura, 2,50 Euro për motorë; mes 7,45 Euro dhe 18,20 Euro për automjete më të mëdha. Kil-Tunnel (Dordrecht): 2 Euro për automjete, 5 Euro për kamionë.

Norvegjia

Në Norvegji paguhet në të gjitha rrugët dhe secila ka çmimin e saj. Gjithashtu paguhet në autostradat e Bærum, Bergen, Bodø, Førde si dhe në Grenland, Harstad, Haugesdhe, por edhe në Kristiansand, Namsos, Nord-Jæren, Oslo dhe Trondheim. Në Norvegji nuk vlen sistemi i vinjetave.

Polonia

Në Poloni ka disa rrugë ku duhet të paguhet. Për automjetet deri 3,5 tonë vlen: Rruga A1 Gdansk Rusocin drejt Nova Vies: rreth 7 Euro Rruga A2 mes Novy Tomysl dhe Strykov: rreth 3- 4 Euro Rruga A4 mes Katovice dhe Krakov: rreth 1 Euro Të gjitha rrugët tjera janë pa pagesë.

Portugalia

Në Portugali ka disa rrugë ku duhet të paguhet në bazë të gjatësisë së saj dhe peshës së veturave.

Rumania

Gjithashtu në Rumani vlen sistemi i vinjetave. Për automjetet deri 3,5 tonë vlen: Vinjeta 7 ditore: 3 Euro Vinjeta 30 ditore: 7 Euro Vinjeta 90 ditore: 13 Euro Vinjeta vjetore: 28 Euro Gjoba: 80 Euro

Qipro

Ashtu si në ishujt tjerë edhe Qiproja nuk ka pagesa rrugore. Gjithashtu tunelet dhe urat janë falas.

Suedia

Në Suedi paguhet vetëm në Göteborg dhe Stockholm deri në 3 euro si dhe në urën e Sdhesvall dhe Motala.

Serbia

Në Serbi ka disa pika pagesore dhe atë për veturat deri 3.5 tonë vlen: Si drejt Beograd: rreth 3 Euro Beograd-Nish-Leskovc: rreth 8,50 Euro.

Sllovakia

Në Sllovaki janë të përjashtuar nga pagesa motorët, ndërsa për automjetet vlen sistemi i vinjetave. Për veturat deri 3.5 tonë çmimet janë: Vinjeta 10 ditore: 10 Euro Vinjeta një mujore: 14 Euro Vinjeta vjetore: 50 Euro Gjoba: nga 80 euro e më lartë.

Sllovenia

Gjithashtu edhe në Slloveni vlen sistemi i vinjetave. Automjetet deri 3.5 tonë duhet të paguajnë: Vinjeta 7 ditore: 15 Euro Vinjeta 1 mujore: 30 Euro Vinjeta vjetore: 110 Euro Gjoba: 300 deri 800 Euro, me pagesë të menjëhershme 150 euro

Spanja

Në Spanjë ka shumë autostrada me pagesë dhe atë: Kufiri F-E/ La Jonquera – Barcelona (AP7): 14,81 Euro Barcelonë dhe Manresa (C16): 14,47 Euro Barcelonë dhe Valencia (AP7): 40,11 Euro Barcelonë dhe Zaragoza (AP7 / AP2): 28,15 Euro Zaragoza dhe Bilbao (AP68): 28,65 Euro Çmimet janë për vetura deri 3.5 tonë.

Turqia

Në Turqi ka një numër të madh të autostradave, tuneleve dhe urave me pagesë (megjithatë të lirë në krahasim me vendet tjera ku paguhet) dhe atë: Rruga mes Edrenes dhe Stambollit: kushton rreth 1 Euro Rruga nga Stambolli nach Bolu: kushton rreth 2,50 Euro Rruga mes Stambollit dhe Ankarasë: kushton rreth 3 Euro Rruga mes Cesme dhe Izmir: kushton rreth 40 Cent Rruga Izmir drejt Ajdin: kushton rreth 60 Cent. Rruga Adana/Ceyhan-Osmaniye-Gaziantep-Nizip-Sanliurfa: kushton rreth 2 Euro Rruga mes Iskenderun dhe Ceyhan: kushton rreth 60 Cent Rruga mes Nigde dhe Mersin: kushton rreth 2 Euro Ndërsa ajo e urave dhe tuneleve ka këtë çmim: Ura e Fatih Sultan Mehmet: rreth 1 Euro Ura Bogazici: rreth 1 Euro. Yavuz Sultan Selim Brücke: rreth 2 Euro Ura e Osman-Gazi: rreth 17 Euro Tuneli Avrasya: rreth 3 Euro

Zvicër

Në Zvicër ka mundësi vetëm për vinjetë vjetore: rreth 38 euro, e cila vlen për 14 muaj. Në rast se nuk ka vinjetë të ngjitur në automjet, gjoba arrin deri 200 euro./Bp/