Emigracioni dhe rënia e numrit të studentëve


Nga Pëllumb Sulo- Zëri i Amerikës

Situata e vështirë ekonomike dhe pasiguria po nxisin largimin e një numri në rritje të banorëve nga rrethet veriore të Shqipërisë drejt emigracionit, apo brenda vendit. Kjo ka ndikuar edhe në pakësimin e numrit të nxënësve dhe studentëve. Rektori i Universitetit të Shkodrës, Adem Bekteshi, thotë se, për shkak të lëvizjes së popullatës, po vërehet një numër më i ulët i regjistrimeve në këtë universitet.