RRUGA CURRAJ EPER, VRAPIMI MË I FORTË SHQIPTAR

Nga Agron Prebibaj

Vërtetë të flasësh në shekullin e 21-të për rrugë drejt një fshati të madh në hapsirë e popullsi është e pakuptueshme për secilin që dëgjon kryesisht për krahinat që nuk na rrethojnë.
Një rrugë e projektuar në sistemin e kaluar porse makina mbeti e ndaluar, asnjëherë nuk u vu uji në zjarr për këta malsorë të një fshati të madh të veriut, asnjëherë nuk pati mbështetje por vetëm ushtrim urrejtje për qëndresën e tyre shekullore. Ndalesa e frymëmarrjes për Curraj Eper për 8,5 km rrugë makine ishte genocid i vërtetë shtetëror, por qëndresa në sundimin shqiptar parakalon atë turk, pasi asnjëherë nuk ju munguan gjërat jo vetëm jetike por më shume pasi Curraj Eper shndërrohet në perandorinë e pa shpallur por e jetuar përballë sistemit komunist.
Edhe sistemi demokratik me plogështinë e mendimit e zig zaget e veta nuk mendoi asnjëherë drejt për këtë rrugë të këtyre qytetarëve që gjithmonë kanë qënë atëletë, rrugëtuar, vrapuar e qëndruar duke sjellur mesazhe të forta qytetarie.
Pa u zgjatur me pengesat, sot kemi një realitet krejt ndryshe, kemi të Zotin e shtëpisë së Malësisë së Gjakovës kryebashkiakun Besnik Dushaj i cili sëbashku me stafin e lobuesit gjeti mundësinë e një rruge e cila të ngjet në Curraj Eper, kemi atletët e shtegtarët tanë të cilët sollën nacionalizmin e shëndoshë e frymën qytetare të mbështjellur me shumë vllazëri. Atleti shtegëtar Dr.Mhill Gecaj, garancia e Skender Perpepaj, pasqyra e Uninonit Curruaj Eper e drejtuar nga Gjergj Prebibaj e Pashko Gecaj, vrapimi i mbushur me nacionalizëm e bujari i Lekë Vatnikaj, amanetçari Agron Qokaj,të urtët profesori Zef Mrishaj, Ing. Martin Gecaj, poeti Ndue Vatnikaj etj mbështetja e deputetit Isuf Çelaj e administratorit Gjovalin Gjeloshaj e plot të tjerë arrin suksesin e VRAPIMIT TË FORTË SHQIPTAR.
Ajo çfarë është bërë me mbështetje finaciare nga qytetarët e Curraj Eper dhe miqtë e tyre, e pabesueshme në kohë të ftohta për njerëzit, por siç kam theksuar edhe më parë Curraj Eper i ndihmon ORA, pasi nuk kemi biznesmen të fuqishëm.
Ndërsa për “herojtë” tanë që po ndërtojnë veprën duhet kujtuar e lutur për krahë të lehta e pa ferrë në këmbë.
Së shpejti realitet rruga e atletit por tashmë me makinë.