“Reddit” ka publikuar së fundmi një hartë që tregon vendet më “të nxehta” në botë sa i takon numrit të fotografive të shkrepura çdo ditë.
Janë vendet e Europës Perëndimore që kryesojnë, pasi janë edhe vendet më të vizituara nga turistët.
Në hartën e ngjyrosur sipas të dhënave të “Sightmap” shihen qartë që vendet e Europës janë më të ndriçuara, si në flakë.
Gjithashtu, në Europë gjenden 4 nga 5 vendet më të fotografuara në botë.
Kështu, në vend të 5 renditet Stambolli me kullën e famshme të Vajzës.
Në vendin e 4 Parisi me “MoulinRouge”.
Në vendin e 3 renditet Barcelona.
Në vend të 2 qëndron kryeqyteti italian Roma.
Ndërsa, në vendin e parë qëndron New York, aty shkrepen fotot më të shumta nga çdo vend tjetër i botës.
Por as Shqipëria nuk qëndron shumë prapa, pasi siç mund ta shikoni është tek vendet e ndriçuara dhe sipas hartës Tirana është një qytet ku shkrepen shumë foto.