Lavdatat dhe deklaratat e presidentit serb, Aleksander Vuçiç, në Kosovë për Slobodan Millosheviçin kanë shkaktuar reagime të ashpra në shtetet ku politika nacionaliste e tij gjatë viteve të 90-ta ka shkaktuar shkatërrim dhe gjakderdhje.
Kështu e nis artikullin e saj gazeta prestigjoze amerikane “The Washington Post”, duke cituar fjalët e Vuçiçit për ish-liderin serb të dënuar për krime lufte.
Aleksander Vuçiç në deklaratën e tij e quajti ish-presidentin Millosheviç si një “lider të madh serb”, duke i cilësuar qëllimevet e veprimeve të tij si të mira.
Po ashtu, në këtë artikull citohet edhe deklarata e presidentit Thaçi i cili e quajti provokim një lëvdatë të tillë nga Vucic.
Vucic, gjatë kohës së luftës në Ballkan, ishte ministër i Miloshevicit, përfundon artikulli në këtë gazetë.