Unilever quhet firma që ka krijuar një spraj që bën të mundur heqjen e papastërtive nga rrobat pa qënë nevoja për ti larë ato me lavatriçe.
Të moshuarit si dhe studentët të cilët nuk përdorin dot makinën larëse për shkak të kohës apo edhe të lodhjes që kjo kërkon, tani mund të blejnë një spraj aerosol për të freskuar rrobat e tyre në vend. Day 2 quhet spraji i cili realizion pastrimin e rrobave të pista pa qënë nevoja që ato të lagen. Ky spraj është krijuar nga Unilever, dhe gjithashtu është prezantuar dhe ka dalë menjëherë në shitje javën e kaluar pretendon të rifreskojë, riformojë dhe heqë papastërtitë tek rrobat, duke bërë të mundur që ato të ngjajnë njosoj të pastra si të lara në lavatriçe.
Ky produkt i cili kushton vetëm 10 dollarë është projektuar për të rinjtë që grumbullojnë rroba të veshura mbi orenditë në dhomën e tyre, në vend që t’i palosin ato me kujdes, duke përftuar më pas edhe një sasi të madhe të rrobave të rrudhosura por dhe që në dukje ngjasojnë të palara. Unilever është duke shitur versione për xhins dhe rroba me material delikat, përveç versionit origjinal, i cili punon me një gamë të gjerë të materialeve dhe copave. Pantallonat me material xhinsi por edhe veshje të tjera që përmbajnë këtë material, janë deri më tani më të përdorurat sipas Unilever.”Kjo është një arritje shumë e madhe për shumicën e atyre që veshin në përditshmërinë e tyre veshje të këtij materiali, pasi me përdorimin e sprajit ju siguroni që xhinset tuaja të jenë po aq të pastra sa të jetë e mundur”, tha bashkë-themeluesi i Day 2, Nathan Olivieri.
Teknologjia përdor ‘molekula të ngurtësimit të pëlhurave’ për të ri-freskuar rrobat tuaja. Megjithatë, Unilever nuk zbulon saktësisht se si funksionon procesi. Faqja e internetit të Day 2 pretendon se produkti heq erën e keqe dhe bën të mundur hekurosjen e menjëherëshme të rrobave, duke i shndërruar ato nga sapo të veshura në sapo të lara në vetëm 15 minuta. Është projektuar për të freskuar këmishat, pantallonat dhe fundet e tua të preferuara, por zgjat vetëm 25 larje me spërkatje para se të zëvendësohet. Çdo kuti spray ka llak të mjaftueshëm për të larë deri në një kosh me rroba të cilat më parë laheshin në lavatriçe, duke kursyer deri në 60 litra ujë, sipas Unilever.
Paketimet e aerosolit pra secili spray ka një çmim të ngjashëm me një detergjent për rrobat që lahen në lavatriçe, i cili gjithashtu zakonisht zgjat rreth 20-30 larje. Faqja e internetit e kompanisë citoi teknologjinë e blogerit Holly Brockwell të thoshte: ‘Ka një lloj magjie … Është në thelb shampo e thatë për rrobat tuaja.’ Z. Olivieri, 25 vjeç, tha se produkti do t’u jepte më shumë besueshmëri njerëzve për të veshur disa herë më shumë rrobat e konsumuara, pra pa i hedhur ato për ti larë direkt pasi janë veshur njëherë. Ai tha se nuk kishte asgjë në treg që në mënyrë eksplicite i drejtohej çështjeve të erërave, rrudhave dhe formës. Deri në 60 për qind të njerëzve me grupmosha 22 deri në 37 vjeç, lënë grumbuj rroba të palara në dhomën e tyre, sipas hulumtimit të tregut të Unilever.