Lulon ende lulon…

Nga Ismet TAHIRAJ

 

LULON ENDE LULON

Zogjët trimërisht ikën

Fushës ikën nga malet

Me peshëretima bie qielli

Dhe lulet ndizën hashuresh

Ne betejen me lumin.

Kush e di zot

Çfarë gruaje ishte

Me zmalt te shkelqimit

Mbi kthetrat e saj

Prej minerali nikeli

Dhe përplotë

Rrugë ofshesh

Dhe përplotë

Gjallesa fantazmë

Qe dilnin ajrit

Si pilkat e shiut

Ne dheun fortune.

Veç një zot e di

Një zot qe krijoj

Shpellë te zezë

Ne brendinë bardhësisë se saj

Ku dilnin emitime lakuriq nate

Kitra ne degëza

Dhe puçrra rrugëve

Te varret e tretura.

Dhe poezi e saj

Kishte o ç’kishte

Ajerin e sëmuar

Dhe faculetën e verdh

Ku shkelte podium

Bënte gji gjirizeve

E delirum

I shoq’risë

Përtej saj atje për tej

Kishte këmishë te bardhë

Një zot e di zoti

Ç’demon kishte mbrenda

Dhe jashtë mollzë e gropuar.

Pastaj vinte e rrëkellyer

Si degë fiku

A rrip uji

I shetrur

Ne mbrendësin e zez’

Kafshëri e tërbuar

Dhe lulon ende lulon

Një zot e di

Kur bie n’ grope…

 

NE KATIN E DYTË

 

Në katin e dytë

Ndizën abazhuerët

Me rreze fildishi

Si sy kunadhjeje.

Ne skutat e shpirtit

Rrëkllehen rrëmujat

Si traste e ortekve

Te borës.

Unë I ish nxënës I kaçakve

Për ta ndezua fushës

Zjarrin

Ne uratën e malit

E timi te shkoi

Poshtë druve

Ne udhë t’lahurisë

Ne strehën e shkëmiinjëve

Ta shtroja shtrojen

Te përlahesha me

Agimin e kuerrembët.

Acarin qe aq fortë djeg

Dhe postaqi ugiqi

Te mi mbërthej kockat

Me çaj hajduti

Ti shkrij’ nofulllat

E shaptës se ajrit.

Një abazhur rri ndezur

Ne katin e epërme

Historisë mbi streset

Streset e dhimbjeve

Mijëvjeçarëve te Ilirisë

Rrëkëllyer ecën

Kaçakqe t’ia ruaj

Mapën

E gjall’nisë….