Lakmia e tepër për ushqim varet nga disa faktorë, por njëri prej tyre duket se është përmbajtja e baktereve intestinale. Kjo pasi ato ndikojnë në disa zona të trurit që lidhen me përmbushjen e nevojave.
Konfirmimi i lidhjes së ngushtë mes trurit, aparatit tretës dhe sjelljes së njeriut mbërrin nga një studim i publikuar në revistën shkencore Plus One, nga kërkimi i Universitetit të Kalifornisë në Los Angeles.
Në bazë të baktereve, njerëzit tregonin edhe varësinë e tyre ndaj ushqimit, duke mos ngopur dot nevojat, çka i detyron të hanë më shumë.
Ky studim është mjaft i rëndësishëm, pasi hap dyert për kërkime të ardhshme në regjimet ushqimore apo dietat që mund të influencojnë funskionin cerebral dhe si rrjedhojë edhe dëshirën për të ngrënë edhe kur uria nuk është faktor.