Shitjet e “telefonave memecë” janë rritur, ndërsa gjithnjë e më shumë prej nesh tentojnë të arratisen nga smartfone dhe mediat sociale.
Pajisjet, të njohura edhe si ‘telefona me funksion’, u lejojnë përdoruesve të bëjnë dhe marrin telefonata duke mos pasur internet ose aplikacione të tjera.
Ato shihen si një mënyrë për të fikur lidhjen e vazhdueshme online.
Shitjet e telefonave të thjeshtë janë rritur, pasi njerëzit gjithnjë e më shumë po përpiqen që të arratisen nga “smartphone”-t dhe mediat sociale.
“Daily Mail” shkruan se shitjet e telefonave që thjesht bëjnë dhe marrin telefonata, pa patur internet ose aplikacione, është rritur me 5%.
Tek të moshuarit shihet më i përhapur celulari “Nokia 8110”, sepse ata duan një pajisje të lehtë për të përdorur.
Shitjet globale të “telefonëve të zgjuar” u rritën vetëm vitin e kaluar, me 2%
Ndërkohë që shitjet globale të smartfonëve u rritën me vetëm 2 përqind vitin e kaluar, shitjet e “telefonave memecë ” u rritën me 5 për qind, tregojnë shifrat.
Ajo vjen pas një raporti të Ofcom që zbuloi se 78 përqind e britanikëve pranuan se nuk mund të jetonin pa smartphone e tyre, duke shpenzuar mesatarisht dy orë dhe 28 minuta në internet çdo ditë.
Psikologu Dr Daria Kuss tha se disa përdorues të smartfonëve mund të jenë të vetëdijshëm se ata po e përdorin atë shumë, por nuk mund ta ndalojnë vetveten “.