Dheu ynë

Nga poeti Nikollë LOKA

At-dheu ynë,
deri në dhimbje
ofshamë,
qiell i mbuluar nga një re,
që mëngjeset
na i kthen në pasdite.
Për t’i rikthyer agimet
duhet pak zjarr,
një Promete.

At-dheu ynë mur lutjesh,
altar i bukur,
thirrje për në perëndim.
Dheu ynë,
ëndërr gjithmonë e zgjuar,
një klithëm.