Deputetja dhe aktivistët e kësaj Lëvizje u arrestuan teksa po zhvillonin një aksion simbolik pranë Stacionit të Policisë në Prishtinë, në lidhje me neglizhencën e institucioneve të Republikës së Kosovës për dhunën ndaj grave.
Policia e Kosovës ka arrestuar 8 aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë ditës së sotme. Ndër të arrestuarit është edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci.
Aktivistët e kësaj Lëvizje u arrestuan teksa po zhvillonin një aksion simbolik pranë Stacionit të Policisë në Prishtinë, në lidhje me neglizhencën e institucioneve të Republikës së Kosovës për dhunën ndaj grave.
Në një komunikatë për media të Lëvizjes Vetëvendosje thuhet se aktivistët e tyre kanë hedhur ngjyrë të kuqe në drejtim të Policisë së Kosovës, e siç thotë ky subjekt politik, “kjo polici i ka duart me gjakun e grave”.