Mali i Zi dhe Gjermania, dakord që nuk ka ndryshime të kufijve në Ballkan

 
Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç ka zhvilluar të premten një takim me kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin, ku ndër të tjera është diskutuar edhe mbi situatën në Ballkan. Në një postim të publikuar në faqen zyrtare në Twitter të qeverisë së Malit të Zi theksohet se të dyja palët shprehën mendimet se nuk mund të ketë ndryshim të kufijve të Ballkanit.

“Mali i Zi dhe Gjermania jan tërësisht dakord që nuk ka ndryshime të kufijve në Ballkan,” kanë theksuar Merkel dhe Markoviç.

Deklarata vjen në kohën kurë në opinionin e Kosovës dhe Serbisë po debatohet intensivisht për ndryshimin e kufijve mes dy vendeve.

Kjo është vizita e parë e kryeministrit Markoviç në Gjermani që u zhvillua në kuadër të Procesit të Berlinit dhe të integrimeve evropiane të Malit të Zi.