Ndryshimi i klimës dhe ngrohja globale, do të thotë se bota ka më shumë gjasa të përballet me temperatura ekstreme në vitin 2022.
Nga një studim i fundit për modelimin e klimës nga hulumtuesit holandezë dhe britanikë të botuar në revistën ‘Communications Nature’, ekspertët gjetën ndryshim të mëdha në klimën, duke sjellë një ngrohje globale, shkruan RNZ.
“Faza e motit të nxehtë është duke nxitur një ndryshim klimatik afatgjatë”, ka thënë shkencëtari për klimën nga Universiteti i Brestit në Francë, Florian Sevellec. “Kjo fazë pritet të zgjasë për të paktën 5 vitet e ardhshme”, është shprehur profesor Renwick.
“Vitet e fundit, kemi pasur disa vite me të vërtetë të nxehta, të cilat ishin mbi atë prirje dhe ky model parashikon që ka gjasa të vazhdojë edhe për disa vite të tjera”, tha ai.
Temperatura mesatare e Tokës ka pasur gjithnjë luhatje. Mirëpo ndryshimet klimatike të shkaktuara nga miliarda tonelata të gazrave serë në atmosferë, kryesisht gjatë shekullit të kaluar, janë cilësuar arsyeja kryesore e këtyre ndryshimeve.
Marrëveshja për klimën e nënshkruar në Paris në vitin 2015 kërkon një përpjekje globale për mbajtjen e ngrohjes globale nën 2 gradë Celsius, apo 1.5 nëse është e mundur. Sidoqoftë, sipas tendencave aktuale, Toka do të shkojë drejt një ngrohjeje dy herë më të madhe sesa ky kufi, para fundit të këtij shekulli.