Podgoricë 13 Gusht 2018
Ish operuesi i CIA-s Xhozef Asad (Joseph Assad) i ka ftuar SHBA që ta refuzojnë kërkesën e Malit të Zi për dorëzimin e tij, pasi që është shpallur fletë arresti me kërkesën e prokurorisë special të shtetit, shkruan gazeta ”Gardian”.
Hetuesit malazezë kanë shpallur fletë arrestin e kuq për Asadin për shkak të dyshimit se ka qenë anëtarë i Organizatës kriminele e cila në tetor të vitit 2016 ka planifikuar marrjen me dhunë të pushtetit në Mal të Zi.
Asad në deklaratën e publikuar përmes avokatit të tij ka theksuar se fjala është për fushatën shpifjeje kundër amerikanit lojal i cili nuk ka pasur kurrfar roli në veprat kriminele ose në puçin në Mal të Zi.