AFORIZMA

 

Nga Ismet TAHIRAJ

 

  1. Melez  kombëtar e shprishin kombin ,më keq se barbaret.

 

  1. Secila  petë  e lakrorit  nuk fshehë gjëra të vyera.

 

  1. Sedra e madhe ,ka kujën e madhe prapa.

 

  1. Bujaria e tepërt e mikut ,është edhe nënçmimi i tjetrit.

 

  1. Të rrish nën hijet e dikujt gjithnjë,është si të bëhesh lypsar i rrugëve.

 

  1. S’ dëshiron as vetveten , ta sheh mbi vete

 

  1. Makijazhi  ndërron  pamje ,e jo fytyra

 

  1. Nuk i ngjanë spirales në pamje ,por ne veprime

 

  1. U poq u stër poq ,por uni nuk iu shkërmoq

 

  1. Mjegulla  dendur ,ka heronjtë e vet

 

  1. Thundroi e thundroi,gati dhe vetën e asgjësoi.

 

  1. Pati sharje e sharje ,kur  i gjakosën  hundët,kërkoi falje.

 

  1. Lindi ne gjullurdi , u harlis ne gjullurdi, për shajkaçat fali komb e fis.

 

  1. Ishte me i kërkuari ndër puthadorë,por  kanceri  e përmblodhi  hiç pa zor.

 

  1. Sa samar i gjerë ,e mbuloi të gjorin.

 

  1. Katër duar për një  kokë,kur e zhbërën, E lan  mbi tokë-

 

  1. E  përbenë  a të vrasim pashë fëmijët.

 

  1. Më mirë helmin për ty , se të shohim me sy.

 

  1. Eshtrat t’i bëjmë kikirikë ,se bëhesh elastik si  llastika.

 

  1. Fulqirin ia thyen ,qe te hajë bukë  me masë.

 

  1. S’deshën ta vritnin ,por plumbi e qëlloi gabim

 

  1. Mos e shpërlajë  fytyrën , se njerëzit ta njohin natyrën.

 

  1. Merr e  jep,sofër  mos përmjerr.

 

  1. Ngritja ka rëniet e saja ,pastaj humnera te përpi.

 

  1. Me fytyrë njeriu ,me sjellje hardhuce.

 

  1. I mykur në para,s’ka  blerë qefinë për varrim

 

  1. Për ta ruajtur të mirën , vështir është  ta njohësh  të keqen.

 

  1. Nuk i  mbushin xhepat më  me  para ,por i fryjnë  llogarit e tyre  bankare.

 

  1. U shpall super  gjeni kur tha se galat  i plehërojnë  me glasa arat tona.

 

  1. I kreu katër mastëra (diplomë) , e çalon I bekuri në shkronja.

 

  1. Nuk shoshitet në shoshë i gjori.