Nga prof. dr. Isuf Dedushaj – ish ministër i Shëndetësisë i Kosovës
Sot morëm lajmin e hidhur, se pushoi se rrahuri zemra e mjekut, ekspertit, humanistit, profesorit dhe pediatrit të madh të Kosovës, Prof. Dr. Mujë Shala.
Dr. Mujë Shala ishte Mjek, pediatër, doktor i shkencave, professor Universiteti.
Lindi më 15 shtator të vitit 1950 në Leçinë të Skenderajt. Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe Rakosh, ndërsa gjimnazin e kreu në Mitrovicë. Diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Beogradi më 1976. Pas diplomimit punësohet në Shtëpinë e Shëndetit në Skenderaj. Më 1979 kalon në Klinikën e Pediatrisë të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë. Specializimin nga Pediatria e mbaron në Universitetin e Zagrebit më 1984. Në periudhën 1983-84 i vijon studimet pasdiplomike në Zagreb dhe më 1987 mbron tezën e magjistraturës me titull: “Veçoritë e morbiditetit dhe mortalitetit neonatal në Komunën e Prishtinës”. Ndërsa, tezën e doktoratës me titull: “Lakoret e percentileve për të porsalindurit në Komunën e Prishtinës” e mbron më 1989 në FMP. Në vitin 1986 zgjedhet asistent, më 1995 docent dhe në vitin 2004 merr titullin profesor nga lënda e Pediatrisë në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Më 1999 emërohet drejtor i kësaj Klinike (një mandat). Gjatë luftës në Kosovë 1997-1998 ka ofruar ndihmë mjekësore për fëmijët dhe popullatën e zhvendosur në zonat e luftës. Ka marrë pjesë në shumë simpoziume e kongrese dhe ka publikuar 23 punime si autor dhe 17 si koautor. Në vitin 2012 ka botuar librin kapital “Pediatria” UP. me bashkëpunëtor.
Të dashur kolege dhe koleg, Ne Sot nuk do derdhim Lot dhe nuk do të Vajtojmë për këtë Pediatër të madh të Mjekësisë Kosovare, për këtë atdhetar të Devotshëm të Kosovës, për këtë burr karizmatik, për këtë humanist të pashoq, për këtë liridashës të Kosovës, por do ta falënderojmë Zotin qe na e fali dhe e rriti për ta ruajtur në Kujtesën ton profesorin Mujë brez pas brezi.
Lavdi emrit dhe veprës së madhe të Prof. Dr. Mujë Shalës, i lehtë i qoftë dheu i Kosovës Mëmë të cilën aq shumë e deshi.
Me lejoni që Familjes, miqve, kolegëve të Fakultetit të Mjekësisë, qytetar[ve t[ Skenderajve dhe Kosov[s tu shprehi ngushëllimet e mia më të sinqerta.
Lavdi o i Madhi Profesor Shala.