Princ Leka II është shprehur se “më e mirë për Shqipërinë dhe Kosovën do të jetë bashkimi nën një monarki shqiptare”.
Gjatë një interviste tëdhënë muaj më parë për “Diell”, ai theksoi se “detyra e familjes mbretërore ka qenë që të heqë barrierat mes shqiptarëve dhe të promovojë bashkimin e grupeve shqiptare në Ballkan”.
“Një “Shqipëri e Madhe”, e drejtuar si një monarki kushtetuese, do të ofronte stabilitet më të madh politik se sistemi aktual politik”, është shprehu ai.
Portali “Royal Central” referuar kësaj interviste, shkruan se Princi përdor Britaninë e Madhe dhe të tjera mbretëri europiane, si shembuj të asaj që Shqipëria mund të arrijë në të ardhmen.
“Familja mbretërore do të respektojë gjithmonë vullnetin e popullit. Të jesh princ apo mbret është një jetë. Të jesh në gjendje t’i shërbesh vendit tënd nuk e shoh si një punë, por si nderin më të madh”, është shprehur ai / BotaSot, 10 gusht 2018/