Komunikatë-Reagim nga Mekanizmi kundër dhunës në familje

REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/REPUBLIC OF KOSOVO

KOMUNA  E   GJAKOVËS

OPŠTINA   DJAKOVICA/MUNICIPALITY OF GJAKOVA

 

Për: Mediat e Shkruara dhe Elektronike

Nga: Zyra për Informim

Data:  9 gusht 2018

 

Komunikatë

Pas rastit shumë të rëndë të ndodhur me datë 07 gusht 2018 në lagjen Brekoc të Gjakovës me vrasjen e bashkëshortes Valbona dhe të vajzës së tyre nëntëvjeçare nga autori i dyshuar PjetërNdrecaj, sot me ftesë të koordinatores Lumnije Shllaku është mbledhur Mekanizmi  Kundër Dhunës në  Familje. Nga ky mekanizëm është treguar indinjatë e thellë për këtë rast të ndodhur përbenda familjes dhe është shprehur reagim ndaj këtij rasti si dhe në përgjithësi fenomeneve të tilla. Njëherit, nga Mekanizmi Kundër Dhunës në Familje kërkohet nga organet kompetente të drejtësisë që ky rast të gjykohet drejtë dhe të shqiptohet dënimi i merituar për dorasin.

Në takim, pos përfaqësuesve të tjerë institucional si pjesë e këtij mekanizmi, ka marrur pjesë edhe eprori policor KristëGjokaj, komandant i Stacionit Policor në Gjakovë, i cili pasi ka shprehur keqardhjen dhe indinjatën e tij, ka theksuar se për shkak të mosdëmtimit të hetimeve nga ana e prokurorisë nuk mund të jep detaje të caktuara të cilat i disponon policia rreth këtij rasti që ka shqetësuar jo vetëm komunën  tonë.