Sot, në Byronë Kosovare të Sigurimeve

Konferencë për media e Drejtorit Ekzekutiv të Byrosë z. Blerim Pushkolli bashkë me katër antarët e Këshillit Administrativ përpara medjave kosovare: Problemet më të mprehta me të cilat ndeshet Industria e Sigurimeve dhe vetë Byroja:
1.- Zbatimi i Ligjës për shkelësit e pasiguruar në trafik;
2.- Afro 50.000 makina të pasiguruara lëvizin në rrugët e Kosovës. Ato shkaktojnë një dëm që kap shifrën disa milionëshe, ose 14 % të dëmëve totale të shkaktuara gjatë vitit në Kosovë.
3.- Parlamenti i Kosovës duhet të kalojë ligje më të forta për këta shkelës dhe të zbatohen ato. Fondi i Kompensimit të BKS ndaj makinave të pasiguruara aq sa dëmton industrinë e sigurimeve dëmton edhe buxhetin e shtetit: Nuk paguhen taksat rrugore siç bëjne 86 % e qytetarëve të tjerë.
4.- Fondi i Kompensimit – ose dëmet e paguara nga BKS që nga viti 2010 deri më sot kap shifrën afro 28 milionë Euro. Kjo është një shumë e madhe e cila dëmton edhe industrinë edhe shtetin. Kjo shumë po të mblidhej nga sigurimi i të pasiguruarve do të evitonte keto pagesa dhe do të dyfishonte vlerën e sigurimeve në treg gjë që do të përkthehej në punësim, investim, mirëqenje.
5.- Përqindja e të pasiguruave në rrugët e vendeve të Bashkimit Europian nuk e kalon shifrën 0,1%. A është ky standardi që i ofrojmë ne BE – së për tu bërë antar i saj me 14 % të pasiguruar?
6.- A është më e lehtë për qytetarin të sigurojë makinën apo të rrije me vite të tëra në dyert e gjykatave në kërkim të shpërblimit nga BKS për dëmin e pasiguruar prej tij?
7.- BKS është kundër ligjit për lejimin e importit të makinave të vjetra në Republikën e Kosovës.

BKS ka probleme të mëdha për të zgjidhur siç janë Memorandumet e Mirëkuptimit me vendet tjera, antarësimi në Byronë Europiane, Kartoni i Gjelbër dhe përshpejtimi i shërbimit sa më të mirë ndaj popullatës.
Nga Konferenca e shtypit e BKS
– Hotel Sirius – Prishtinë,

dt 9 gusht 2018.