Nga Kastriot Dervishi – historian, Tiranë
Më 7 prill 1939 Italia fashiste pushtoi Mbretërinë Shqiptare.
Më 8-12 prill 1939 në rolin e një qeverie, funksionoi një organ ekzekutiv i drejtuar nga Xhafer Ypi.
Ky organ, nuk nxori shumë vendime, por ama ato që nxori ishin të rëndësishme. Nuk po u bëj të ditur vendimet nr.1, 2, 3, por vendimin nr.4, i cili lironte nga përgjegjësia gjithë bolshevikët e dënuar në shkurt 1939 dhe atë çast të arratisur në drejtime të paditura.
Regjimi fashist që po vendosej nuk kishte gjë me komunistët.
Dhe koha provoi se shumë komunistë do ta tregonin me vepra dashurinë për fashizmin.