Nga D.RR / BotaSot
Një numër i madh i automjeteve të njësiteve të Policisë së Kosovës janë nisur drejt rajonit të Mitrovicës sot, e premte.
Sot në orët e pasdites një numër i madh i automjeteve të njësisë speciale të Kosovës, janë nisur për Mitrovicë me alarme. Në mesin e veturave kishte edhe autoblinda, shkruan “Bota sot”.
Krejt kjo po bëhet për shkak se nesër në Mitrovicë, serbët e Veriut do të tentojnë ta shpallin autonominë serbe, e kjo mund të qoj në eskalim të situatës.
Një video e dërguar në redaksinë e “Bota sot”, shihen dhjetëra automjete të policisë së Kosovës, saktësisht të njësive speciale.