Të vrarët politikë përkrahës të Presidentit Rugova dhe intelektualë të LDK-së
Intelektualët e LDK-së, dhe përkrahësit e presidentit historik të Kosovës dhe vet presidenti Ibrahim Rugova, gjatë dhe pas luftës ishin cak i shumë sulmeve dhe atentateve nga dora kriminale.
Gjatë dhe pas luftës shumë persona u vranë dhe u plagosën vetëm pse ishin përkrahës të LDK-së dhe Rugovës.
Në një video që ka filluar të shpërndahet në rrjetet sociale, janë përmbledhur të vrarët politikë që ishin intelektualë të LDK-së dhe përkrahës të presidentit Rugova, shkruan “Bota sot”.
“Të vrarët politik, gjatë luftës dhe pasluftës. Të gjithë këta, veprimtar, ushtarak dhe intelektualë të LDK-s e përkrahës të Presidentit Ibrahim Rugova. Të vrarë nga kundërshtarët politik nga tradhtarët e kombit shqiptarë bashkëpunëtorët e Udb-s”, thuhet në përshkrimin e videos.