Pak njerëz në varrimin e Adem Demaçit…

Nga Nexhmedin Spahiu – Mitrovicë

Pak njerëz në varrimin e Adem Demaçit është një fakt që tregon se çfarë populli shkërdhatë jemi.
Shumica e shqiptarëve nuk e deshën Adem Demaçin për shkak se ai ishte çfarë ata nuk janë:
 
Adem Demaçi ishte trim e shumica e shqiptarëve janë frikacakë.
 
Adem Demaçi sakrifikoi për të mirën e përgjithshme e shumica e shqiptarëve nuk janë në gjendje të sakrifikojnë qoftë edhe një cent.
 
Adem Demaçi e deshti Kosovën si familjen e vet, e shumica e shqiptarëve më shumë i duan shtetet tjera (përfshi këtu edhe Serbinë) se sa Kosovën.
 
Thjeshtë Adem Demaçi është një pasqyrë e kristaltë ku shumica e shqiptarëve e shohin fytyrën e vetë të shëmtuar.