Kryediplomati irainian Javad Zarif tha se Amerika është e prirur për të vënë sanksione.
“Jam i sigutë që është e mundur. Kam besim se gjatë muajve në vazhdim ne mund t’u tregojmë amerikanëve se duhet të heqin dorë nga prirja e tyre (për sanksione).
Një grup senatorësh republikanë paralajmëruan të enjten vendet evropiane që të mos i nënvlerësojnë sanksionet amerikane ndaj Iranit.
“Sot, evropianët duhet të vëndosin nëse bizneset e tyre, bankat dhe qeveritë duhet të shikojnë interesat evropiane, apo interesat amerikane dhe veçanërisht interesat e Donald Trumpit”, u shpreh kryediplomati iranian.
Britania, Franca, Gjermania së bashku me Kinën, Rusinë, Bashkimin Evropian dhe Iranin ishin palët e tjera në marrëveshjen bërthamore që ishte një nga arritjet e Presidentit Barack Obama në politikën e jashtëme.
Zoti Trump bëri fushatë kundër marrëveshjes, duke e quajtur atë si marrëveshja më e keqe ndonjëherë e negociuar nga Shtetet e Bashkuara ndërsa është përpjekur për të mbajtur zotimin, duke i zemëruar palët e tjera pjestare në marrëveshje.